Numërohen rreth 80 mijë zarfe nga diaspora, ja rezultatet deri tani

Janë numëruar 79,409 zarfe nga 194889 në total për votat e diasporës.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.

Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.

Sipas të dhënave nga KQZ rezultatet vijojnë si më poshtë:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM – 22,481

Lëvizja Bashkë – 2,067

Lëvizja Atdheu-LA – 108

Partia Socialiste e Shqipërisë-PS – 42,492

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet-NISMA-SHB – 6,670

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH – 457

Partia Aleanca Demokracia e Re-ADR – 40

Koalicioni Djathtas për Zhvillim-DZH – 207

Partia Mundësia – 2,781

Partia Socialdemokrate PSD – 880

The post Numërohen rreth 80 mijë zarfe nga diaspora, ja rezultatet deri tani appeared first on GIJOTINA.