A do të japë dorëheqjen si kryetar i PD pas humbjes në zgjedhje? Ja si përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike duket se i ka dhënë përgjigje shteruese pyetjes që gazetarët i kanë bërë që prej zbardhjes së rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, se a do të largohet nga kreu i PD pas humbjes në këto zgjedhje.

Në një konferencë për mediat të martën Berisha u përgjigj se betejën për fitoren e PD do ta çojë në fund njeriu që e nisi, pra ai vetë.

“Këtë betejë deri në fitore, ai që nisi do ta bitisi”, iu përgjigj Berisha interesimit të mediave.

Lexo edhe:

Berisha paralajmëron protestë në Tiranë ditën e Samitit të BE: Zgjedhjet u vodhën!

The post A do të japë dorëheqjen si kryetar i PD pas humbjes në zgjedhje? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on GIJOTINA.