Zgjedhjet/ Si ndahen mandatet për secilin Qark të vendit deri më tani

Deri më tani janë numëruar 1355 Qendra votimi nga 5225 në total, ku ka një dominim të Partisë Socialiste me 52.84 %, ku ka arritur të marrë 179 102 vota deri më tani.

Ndërkohë, koalicioni i Partisë Demokratike, si forcë e dytë rezulton me 34.26 %, ku ka arritur të marrë 116 120 vota deri më tani.

Mandatet në rang vendi, sipas projeksioneve të deritanishme ndahen në: PS me 83 mandate PS, PD me 51 mandate, PSD me 3 mandate, “Nisma Shqipëria Bëhet” me 1 mandat dhe Partia Mundësia me 1 mandat.

PROJEKSIONET NË RANG VENDI

Partia Socialiste – 52.84 % – 179 102 vota (83 mandate)

Partia Demokratike – 34.26 % – 116 120 vota (51 mandate)

Partia Social-Demokratike – 3.77 % – 12791 vota (3 mandate)

Nisma Shqipëria Bëhet – 3.45 % – 11 704 vota (1 mandat)

Partia Mundësia – 2.62 % – 8893 vota (1 mandat)

Lëvizja Bashkë – 1.24 % – 4213 vota ( 0 mandat)

Kolaicioni Euro-Atlantik – 1.08 % – 3666 (0 mandate)

Partia Demokratike aktualisht rezulton fituese vetëm në Qarkun e Shkodrës dhe Kukësit, gjithsesi, rezultati mund të ndryshojë në Tiranë, Lezhë apo edhe në Fier.

PROJEKSIONET E DERITANISHME SIPAS QARQEVE

Qarku i Tiranës

PS – 19 mandate
PD – 14 mandate
Partia Mundësia – 1 mandat
Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat
Partia Social-Demokrate – 1 mandat

Qarku i Durrësit

PS – 8 mandate
PD – 6 mandate

Qarku i Fierit

PS – 12 mandate
PD – 4 mandate

Qarku i Beratit

PS – 5 mandate
PD – 2 mandate

Qarku i Dibrës

PS – 3 mandate
PD – 2 mandate

Qarku i Elbasanit

PS – 10 mandate
PD – 4 mandate

Qarku i Gjirokastrës

PS – 3 mandate
PD – 1 mandate

Qarku i Korçës

PS – 6 mandate
PD – 4 mandate

Qarku i Kukësit

PD – 2 mandate
PS – 1 mandat

Qarku i Lezhës

PS – 4 mandate
PD – 3 mandate

Qarku i Shkodrës

PD – 5 mandate
PS – 4 mandate
PSD – 2 mandate

Qarku i Vlorës

PS – 8 mandate
PD – 4 mandate

Per detaje me shume shikoni harten ne kete link, duke klikuar KETU

The post Zgjedhjet/ Si ndahen mandatet për secilin Qark të vendit deri më tani appeared first on GIJOTINA.