Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur hapin e parë për plotësimin e klrkesave të PD per procesin e numërimit të votave të diasporës, pas tensioneve që u regjistruan në mbrëmje vonë te Parku Olimpik.
Pas përplasjeve midis Taulant Ballës dhe Flamur Nokës, e thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të PD drejtuar komisionerëve të tij për ta ndalur numërimin e votave të ardhura nga Greqia, KQZ ka marrë vendimin që GNV të vijojnë me numërimin e fletëve të votimit duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia.
Ky akt nga ana e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi synon zhbllokimin e procesit dhe njoftohet se do të ketë një vendimmarrje të dytë për zarfet e Greqisë.
Në fakt është një hedhje në erë e procesit dhe futje e tij ne nje spirale kontestimi për shkak të rezultatit të prishem në favor të PS
The post Tensionet te Parku Olimpik, KQZ merr vendim për të lënë mënjanë zarfet nga Greqia. appeared first on www.lexo.al.