Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet zyrtare pas numërimit elektronik në njësinë 10 në kryeqytet.
Nga numërimi i 31 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 5304 vota ose 49.03%. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ika marrë 3498 vota ose 32.34%.
Nga numërimi i votave për kandidatët në listë të hapur të Partisë Socialiste më i votuari rezulton Fatmir Xhafaj me 1722 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 624 vota.
Nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kandidati më i votuar rezulton Ilir Alimehmeti me 848, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590.
The post Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, kush janë deputetët më të votuar appeared first on GIJOTINA.