Zgjedhjet/ Procedohet penalisht Flamur Noka, Policia: Akuza, kanosja,dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Policia ka nisur procedim penal ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Procedimi vjen pas incidentit të regjistruar në një qendër numërimi në Vorë, ku Noka u përfshi në konflikt me disa prej qytetarëve të pranishëm atje.

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin

F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

The post Zgjedhjet/ Procedohet penalisht Flamur Noka, Policia: Akuza, kanosja,dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje appeared first on www.lexo.al.