Zgjedhjet, Gijotina siguron rezultatet e kutive të para/ Ja rezultati

Zbulohen rezultatet e qendrave të para të votimit, që i përkasin Vorës, aty ku votimi ishte elektronik.

Në një deklaratë për mediat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kreu i institucionit Ilirjan Cleibashi tha se rezultati i votimit në Vorë dhe qendrën e votimit numër 10 në Tiranë, ku procesi ishte elektronik, janë gati. Megjithatë, ai shtoi se nuk do të behën të ditura menjëherë si në zgjedhjet e fundit lokale, por do të pritet dita e nesërme, kur procesi i numërimit do të jetë në vijim edhe për qendrat e tjera të vendit, ku procesi do të bëhet manualisht.

Megjithatë,Gijotina ka siguruar rezultatet e 7 qendrave të votimit në Vorë. Aktualisht, diferenca është e ngushtë mes Partisë Socialiste dhe koalicionit opozitar të drejtuar nga PD.

Sipas rezultateve paraprake, PS ka 599 vota, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PD ka marrë 552 vota. Më pak vota kanë marrë partitë e vogla.

The post Zgjedhjet, Gijotina siguron rezultatet e kutive të para/ Ja rezultati appeared first on GIJOTINA.