Voton Altin Dumani, kreu i SPAK: Për hetimet do flas pas zgjedhjeve

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar paraditen e sotme, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Kur u pyet nga gazetarët për strategjinë e hetimeve zgjedhoreve, ai tha: “Do kemi komunikim pas zgjedhjeve”. Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi” në njësinë numër 5 në Tiranë.

Kujtojmë që SPAK ka ngritur një Task Forcë për krimet zgjedhore.

Para disa ditësh, SPAK ka bërë të ditur numrin e kallëzimeve që janë depozituar në Prokurorinë Speciale, lidhur me krimet zgjedhore.

Referuar informacioneve zyrtare nga SPAK, deri në datën 5 maj, janë bërë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK.

Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime. Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese.

gijotina.com/

The post Voton Altin Dumani, kreu i SPAK: Për hetimet do flas pas zgjedhjeve appeared first on GIJOTINA.