“Takova njerëz të gëzuar, të sigurt për votën”, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Ai ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës “Kosova” në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha.

Berisha është një nga liderët kryesorë të partive politike që ka marrë pjesë në votim gjatë paradites, në një proces që do të përcaktojë përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Shqipërisë.

“Sot të votojnë, për veten e tyre., për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, biznesi, fermën e tyre, të votojnë për të Ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin,.

Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni, votoni”, tha Berisha.

gijotina.com/

The post “Takova njerëz të gëzuar, të sigurt për votën”, Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” appeared first on GIJOTINA.