15 kuti me materiale votimi nga Diaspora, konsiderohen të humbura! Kjo pasi këto materiale nuk kanë mbërritur asnjëherë në duart e emigrantëve. Tre herë KQZ i nisi me postën private DHL në adresat e emigrantëve, por posta i ktheu pas.
Kjo pasi adresat e deklaruara në PER kanë rezultuar të gabuara, ose shqiptarët nuk janë gjetur në adresat e deklaruara.
144 783 vota kanë mbërritur gjithsej në vendin tonë. Më së shumti kanë votuar emigrantët nga Italia, Greqia dhe Gjermania.
The post Shkak adresat! Shqipëria ‘humb’ 15 kuti me vota nga Diaspora appeared first on GIJOTINA.