Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, procesi mund të rinisë pas 3 orësh

Problematika janë raportuar në qendrën e votimit te “Dëshmorët e Lirisë” në njësinë numër 5 në kryeqytet.
Qytetarët nuk mund të votojnë, pasi nuk konfigurohen të dhënat e Qendrës së votimit.
Është vënë në dijeni KQZ ndërsa rinisja e procesit mund të zhvillohet pas 3 orësh me lista manuale, në rast se pajisja nuk rregullohet ndërkohë.
Në kutinë e votimit në këtë qendër është hedhur vetëm një votë, më pas pajisja është prishur.

 

The post Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, procesi mund të rinisë pas 3 orësh appeared first on GIJOTINA.