OSBE/ODIHR, 374 vëzhgues/ Ambasadori Lamberto Zannier: Do të japim vlerësimin nesër

Ambasadori Lamberto Zannier, kryesuesi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, në një deklaratë për media nga një qendër votimi, ku procesi i votimit bëhet në mënyrë elektronike, ka deklaruar se janë 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 134 të tjerë nga vendet e OSBE.

Ai tha kanë qenë në Shqipëri që prej fundit të marsit ku kanë vëzhguar edhe procesin e fushatës, ndërsa bëri më dije se të hënën në orën 15:00 të kenë një deklaratë për media, ku do të publikojnë vlerësimet e tyre.

Zannier: Kjo është një nga qendrat e votimit ku jemi sot. Si ODIHR kemi 240 vëzhgues, por janë edhe 134 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE.

Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne kemi qenë këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore. Sot është pika e fundit dhe nesër do të kemi një konferencë për shtyp në orën 15:00.

Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik.

Do të flasim për këtë nesër kur të japim vlerësimet tona nesër. Po punojmë me KQZ, deri tani është shumë transparent dhe shumë i drejtë bashkëpunimi.

gijotina.com/

The post OSBE/ODIHR, 374 vëzhgues/ Ambasadori Lamberto Zannier: Do të japim vlerësimin nesër appeared first on GIJOTINA.