Ndërpritet numërimi elektronik në Vorë

Në Vorë është ndërprerë numërimi elektronik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Vorë janë numëruar 6 qendra votimi, në 4 prej të cilave kryeson koalicioni opozitar.

Deri më tani nuk ka njoftim për arsyen e ndërprerjes së numërimit.

Më herët, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se rezultati i votave elektronike do të shpallet ditën e nesërme./

The post Ndërpritet numërimi elektronik në Vorë appeared first on GIJOTINA.