Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues

Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.

Komisioneri i kësaj qendre ka sqaruar për Syri Tv se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues.

Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni. Verifikimi i mëtejshëm do të bëhet nga organet kompetente.

A është anëtar i juaj ky?

Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.

Për çfarë arsye e raportove?

Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues. Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha. Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo.

Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar. Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar. Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.

 

The post Kreu i QV në Vorë e konfirmon: Shoferi i Xhabaftëve përdori badge fallco si vëzhgues appeared first on GIJOTINA.