Fotografoi fletën e votimit/ Vihet në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Strukturat për hetimin e krimeve zgjedhore në Policinë e Gjirokastrës kanë vënë në pranga një 30-vjeçar.

M. P. dyshohet se në qendrën e votimit në Këlcyrë ka fotografuar fletën e votimit, gjatë procesiit të votimit.

Njoftimi

DVP Gjirokastër

 

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

The post Fotografoi fletën e votimit/ Vihet në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë appeared first on GIJOTINA.