Celibashi përditëson të dhënat/ Sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00: Rezultatet e votimeve elektronike jepen…

Pjesëmarrja në zgjedhjet e kësaj të diele ka qenë 41.37% deri në orën 18:00.

Këtë fakt e bëri të ditur kreu i KQZ-së, Ilirjan Celiabashi, gjatë një konference për shtyp.

KQZ nuk do ta publikojë zyrtarisht rezultatin e numërimit elektronik në Bashkinë e Vorës dhe Njësinë 10 në Tiranë deri ditën e nesërme.bCelibashibtha se rezultati do të dalë rreth orës 08:00 ose 09:00 të mëngjesit.“U dakordësuam me të gjitha palët politike për votim elektronik te Njësia 10 dhe Bashkia e Vorës.

“Kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultatit të votimit në Njësinë 10 dhje Bashkinë e Vorës pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për qendrat e votimit apo për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale. Pra, këtë rezultat do ta kemi nesër në mëngjes rreth orës 8 ose 9”.

Në kushtet e nje skepticizmi të një pjese të politikës kemi vlerësuar të përmbushin kërkesën për shpalljen e rezultatit në njësinë 10 dhe atë të Vorës.Për shkallën e rezultatit në njësinë 10 dhe bashkinë e vorës, rezultatin pritet ta kemi në orën 8:00 ose 09:00 mëngjësin e së hënës”, theksoi ai.

The post Celibashi përditëson të dhënat/ Sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00: Rezultatet e votimeve elektronike jepen… appeared first on GIJOTINA.