Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gramsh pasi është shembur kanali i një hidrocentrali në fshatin Poroçan.
Dyshohet se masivi i dheut i shembur nga kanali ka zënë poshtë dy punëtorë.
Zjarrfikësja dhe policia janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave.
Pas përpjekjeve të forcave të emergjencës dhe zjarrfikësve është gjetur trupi i pajetë i një punëtori.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për tjetrin.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.
The post Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh! Gjendet trupi i pajetë i një punëtori dhe kërkohet tjetri… appeared first on GIJOTINA.