Krimet zgjedhore, dy prokurorë të SPAK dhe agjentët e BKH zbarkojnë në Fier

Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të qarkut Fier.

Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numërimit. . Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu. Ndërkohë prokuroria e juridiksionit të përgjithshem Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.

The post Krimet zgjedhore, dy prokurorë të SPAK dhe agjentët e BKH zbarkojnë në Fier appeared first on Lapsi.al.