Dueli për Champions, Lazio barazon Juven në fund

Nuk prodhoi fitues dueli mes Lazios dhe Juentusin, sfidë mes dy ekipeve që luftojnë për një vend në Champions.

Bardhezinjtë i shkuan shumë afër fitores, pas avantazhit të arritur me golin e Kolo Muani në minutën e 51-të.

Megjithatë vendasit ia dolën të shënojnë golin e barazimit vetëm në fund. Vecino shënoi në minutën e 96-të, për të barazuar shifrat në 1-1.

Vlen të përmendet se “Zonja e Vjetër” luajti me 10 lojtarë nga minuta e 60-të, kur Kalulu u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë barazim, Juventusi mbetet në vendin e katërt me 64 pikë, po aq sa edhe Lazio e vendit të pestë.

The post Dueli për Champions, Lazio barazon Juven në fund appeared first on GIJOTINA.