Video virale/ Erion Braçe kapet “mat” teksa fliste Olta Xhaçka

Ka tërhequr vëmendjen një moment nga tubimi përmbyllës i fushatës së Partisë Socialiste mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë. Në momentin që mbante fjalën kandidatja Olta Xhaçka dhe kur po thoshte se “votat e socialistëve duhet të jenë lumë për Edi Ramën për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa”, kolegu i saj Erion Braçe duke se nuk ka qenë dhe aq dakord.

Ai është kapur nga kamera duke rrotulluar kokën në formë bezdisjeje ndërsa përsëriste: “Po! Po! (VIDEO POSHTE)

Momenti i ka shpëtuar regjisë së kujdesshme dhe është bërë viral në rrjet. Olta Xhaçka dhe Erion Braçe janë “rivalë” në listën e hapur të PS-së në Tiranë. ©LAPSI.al

The post Video virale/ Erion Braçe kapet “mat” teksa fliste Olta Xhaçka appeared first on Lapsi.al.