PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë

Tirana është stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 Majit. Socialistët do të bëjë mbylljen e fushatës sot në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik.

Dhe po në të njëjtin orar, demokratët do të zhvillojnë takimin përmbyllës te Bulevardi i Ri. Rrugëtimi elektoral zyrtarisht nisi më 11 Prill ku PS pati si ofertë kryesore politike integrimin e vendit dhe pasaportën europiane, një kartë që megjithatë u rrëzua nga zyrtarët e BE që konfirmuan se integrimi i vendit në BE nuk varet aspak nga partia që fiton zgjedhjet.

Ndërsa demokratët që kërkojnë ndryshimin janë fokusuar tek ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.

Partitë e tjera, mbyllën fushatën dje duke kërkuar rrotaconin dhe ndryshimin e kësaj klase politike që qeveris dhe ka qeverisur vendin.

The post PS-PD mbyllin sot fushatën në Tiranë appeared first on GIJOTINA.