Parashikimi i motit për ditën e premte, ja si luhaten temperaturat

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës mot kryesisht i vranët e alternime kthjellimesh. Prej orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin ndërsa lokalisht dhe hera-herës këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 12 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
12/25
Diell re shi

Kukës
7/24
Diell re shi

Lezhë
12/25
Diell re shi

Dibër
7/21
Diell re shi

Durrës
11/26
Diell re shi

Tiranë
16/27
Diell re shi

Elbasan
12/27
Diell re shi

Berat
9/27
Diell re shi

Vlorë
12/26
Diell re shi

Korçë
8/22
Diell re shi

Gjirokastër
8/27
Diell re shi

Sarandë
10/26
Diell re shi

The post Parashikimi i motit për ditën e premte, ja si luhaten temperaturat appeared first on GIJOTINA.