Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, nënë e bir, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e ngjarjes. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve nga stafi mjekësor, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizua
The post Makina del nga rruga dhe përmbyset në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir appeared first on GIJOTINA.