‘300 mijë euro për të blerë votat!’ Kreu i PD-së Kukës: Shalsi po intimidon administratën

Drejtuesi i kreut të degës PD në Kukës, Rrahman Dema denoncoi sot, dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, se Rama dhe PS kanë vendosur në dispozicion të eksponentëve të PS-së 300 mijë euro për blerjen e votës.

Ndërkohë Eduard Shalsi drejtuesi i PS-së në qarkun e Kukësit po i bën presion administratës për votën, shtoi ai.

Paniku ka mbërthyer Rilindjen, e vijojnë me avazin e blerjes ë votës. Nga informacionet që kemi për të mos humbur deputetin e vetëm që pretendon të marrë në Kukës, Rama u ka vënë në dispozicion eksponentëve të PS-së 300 mijë euro për të blerë vota gjë që nuk do të arrijnë ta realizojnë. Turisti Shalsi urdhëroi drejtorët patronazhistë të Rilindjes ti kërkojnë administratës të deklarojnë e fotografojnë votën gjatë procesit të votimit. PD dega Kukës i bën thirrje SPAK të monitorojnë situatën e qytetarët kuksiane të distancohen. Ky fenomen është i dënueshëm ligjërisht.

The post ‘300 mijë euro për të blerë votat!’ Kreu i PD-së Kukës: Shalsi po intimidon administratën appeared first on GIJOTINA.