Sot mësohen finalistët në Europa dhe Conference League, trofetë mund të përfundojnë në Angli

Këtë të enjte Europa League dhe Conference League do mësojë dy skuadrat finaliste, teksa me fillim nga ora 21:00 do zhvillohen katër gjysmëfinalet e kthimit. Në bazë të rezultateve të ndeshjeve të para, në Europa League me gjasë mund të kemi një finale angleze. Ndërkohë që Chelsea është me “një këmbë” në finalen e Conference League.

Situata në Europa League

Në Europa League Tottenham dhe Manchester United i kanë fituar ndeshjet e para. Spurs mposhtën 3-1 Bodo/Glimt, por duket se ndeshja e kthimit për anglezët nuk do jetë shumë e lehtë në të ftohtin norvegjez. Bodo ka treguar se di të bëjë surprizën, andaj Tottenham duhet të ruaj avantazhin e dyfishtë që ka nga përballja e parë.

Nga ana tjetër Manchester United ka avantazh me tre gola kundër Athletic Bilbaos. “Djajtë e Kuq” bënë rotacion në fundjavë dhe u mposhtën në kampionat nga Brentford, por kërkojnë që më 21 maj të jenë në finalen e Bilbaos.

Gjysmëfinalet e kthimit – 8 maj 2025 ora 21:00

Bodo/Glimt – Tottenham (1-3)

Manchester United – Ath Bilbao (3-0)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Situata në Conference League

Conference League është me sytë nga Firenze, aty ku Fiorentina dhe Betis luajnë ndeshjen e kthimit, me spanjollët që janë në epërsi falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi. Skuadra e Fiores kërkon finalen e madhe dhe do tentojë përmbysjen.

Në Londër, Chelsea duket se luan sa për procedurë kundër suedezëve të Djurgarden pasi e ka fituar 4-1 ndeshjen e parë në udhëtim. Finalja e Conference League zhvillohet më 28 maj në Wroclaw, Poloni.

Gjysmëfinalet e kthimit – 8 maj 2025 ora 21:00

Chelsea – Djurgarden (4-1)

Fiorentina – Betis (1-2)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

The post Sot mësohen finalistët në Europa dhe Conference League, trofetë mund të përfundojnë në Angli appeared first on GIJOTINA.