Policia gjermane nis hetimet ndaj dy ‘diplomatëve’ shqiptarë

Policia gjermane nisi hetimet ndaj dy shqiptarëve, të cilët u ndaluan në Kreuth.

Shqiptarët u ndaluan nga policia kufitare teksa po lëviznin me një Mercedes me targa italiane.

Kur policia i ndaloi në një stacion karburanti, ata paraqitën dokumente sikur ishin diplomatë.

Por pasaportat e tyre diplomatike ishin të falsifikuara.

Gjatë kërkimit, policia gjeti edhe 10 dokumente false në mjetin e tyre.

Shoferi 44-vjeçar dhe pasagjeri 50-vjeçar kishin edhe një kartë bankare që i përkiste një personi tjetër, për të cilën thanë se e kishin gjetur.

Policia kufitare konfiskoi dokumentet e falsifikuara dhe kartën bankare.

Dy personat u akuzuan për falsifikim. Ata u liruan pasi përfundoi hetimi policor.

The post Policia gjermane nis hetimet ndaj dy ‘diplomatëve’ shqiptarë appeared first on GIJOTINA.