Kumbulla dhe Broja, dy të huazuarit që janë në shitje! Ja situata me ta

Sa vjen edhe teksa i afrohemi fundit të sezonit, rriten zërat edhe për të ardhmen e atyre futbollistëve të cilët janë në dilemë se ku do ta vijojnë karrierën e tyre.

Një rast është Armando Broja, i cili është në huazim nga Çelsi tek Evertoni dhe në fund do të vendoset e ardhmja e tij.
Sulmuesi shkoi i dëmtuar dhe ka kohë edhe pak ndeshje për të bindur drejtuesit e klubit që ta blejnë kartonin e tij nga Çelsi. Një rast i njëjtë është edhe ai i Marash Kumbullës. Mbrojtësi i Kombëtares po zhvillon një sezon fantastik në Spanjë deri tani.

Si pjesë e Espanjolit në La Liga, ai ka bindur drejtuesit e klubit që të investojnë në merkaton e verës. Kumbulla është në pronësi të Romës dhe drejtuesit duhet të ulen për të negociuar për shifrën që mund të mbajë përfundimisht Marashin në Barcelonë.

The post Kumbulla dhe Broja, dy të huazuarit që janë në shitje! Ja situata me ta appeared first on www.lexo.al.