Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt vendit tonë, nëpërmjet postës me qëllim shitjen. Ata u kapën sapo morën pakon cannabis me përqindje të lartë THC, në një degë postare në Vorë.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pako 5”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga ShBA,nëpërmjet postës.
U kapën nga Policia, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, në një degë postare në Vorë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet pakoja me lëndën narkotike.
Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç,të dy banues në Tiranë.
Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
The post Kishin porositur drøgë me postë, vihen në pranga dy të rinj në Vorë appeared first on Lapsi.al.