3 ditë para zgjedhjeve, SPAK “mësyn” në zyrat elektorale! Gjenden lista me emra qytetarësh, euro dhe tollona!

Agjentët e BKH-së në bashkëpunim me SPAK kanë kryer fazën  eparë të operacionit të koduar ‘Premtimi” vetëm tre ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Si rezulatat i punës së kryer në qytetin e Shkodrës dhe kontrolleve intensive dhe personale të automjeteve të gjashtë shtetasve, janë sekuestruar konkretisht 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Mësohet se është ushtruar kontroll fizik ndaj 6 personave me inicialet  F.V, B.L, D.D, S.Z, B.H dhe Z.D si edhe ndaj nëntë automjeteve të tyre. Ndërkohë vijojnë ende hetimet në kuadër të këtij operacioni.

Njoftimi i policisë:

Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e  zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”. Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve  ndaj 6 shtetasve. Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.

The post 3 ditë para zgjedhjeve, SPAK “mësyn” në zyrat elektorale! Gjenden lista me emra qytetarësh, euro dhe tollona! appeared first on GIJOTINA.