Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B., banuese në fshatin Manati, u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Ajo u transportua menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundi të mbijetonte.
Policia lokale dhe autoritetet hetimore kanë nisur menjëherë verifikimet për rrethanat e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.
The post Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare appeared first on GIJOTINA.