Parashikimi i motit, 6 Maj 2025

Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta.

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas-here do të sjellin dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Në orët e pasdites dhe në vijim të ketë një shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit dhe në veri lindje të vendit do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat do të luhaten nga 8°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

 

The post Parashikimi i motit, 6 Maj 2025 appeared first on GIJOTINA.