Makina del nga rruga në Roskovec, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Roskovec.

Në fshatin Strum, shtetasi indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë dëmtuar dy pasagjerë indianë, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim për sqarimin e rrethanave të daljes nga rruga.

The post Makina del nga rruga në Roskovec, plagosen dy persona appeared first on GIJOTINA.