Identifikohet autori që lëshoi breshëri plumbash dhe plagosi 5 persona në Laç/ EMRI

Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona. Burime mediatike bëjnë me dije se autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi K. Kamberi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit.

Mësohet se konflikti mes të përfshirëve ka nisur një natë më parë. Në momentin që të rinjtë kanë qenë duke zbritur nga Kisha e Laçit ka pasur një përplasje të vogël mes automjetesh dhe më pas ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Debat që ka agravuar në bredshëri të shtënash në mes të rrugës.

Pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma që dyshohet se u përdor nga autori, e cila ishte hedhur në një pellg me ujë, në një pallat në ndërtim. Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë që kanë ndihmuar policinë të lokalizojë armën që dyshohet se u përdor në ngjarje.

The post Identifikohet autori që lëshoi breshëri plumbash dhe plagosi 5 persona në Laç/ EMRI appeared first on GIJOTINA.