Shqiptari i grabiti mbi 100 mijë euro agjentit të infiltruar, dënohet me burg në Austri

Dy shqiptarë të akuzuar për vepra të ndryshme penale dolën sot para gjykatës së Salzburgut, Austri. Një 26-vjeçar u dënua me një vit burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar si bashkëpunëtor në një grabitje, ndërsa një 30-vjeçar u dënua me 15 muaj burg si organizatori i grabitjes të kryer në vitin 2015.

Dy shqiptarët grabitën 102 mijë euro për të blerë 7 kilogramë heroinë, të cilët bërën shkëmbimin me një oficer policie të inflirtuar. Por, në momentin e shkëmbimit të parave, shqiptari u largua bashkë me to. Por, para gjykatës, ata përfituan ulje dnëimi pasi nuk kishin përdorur dhunë. Në momentin e shkëmbimit, shqiptari verifikoi nëse paratë ishin të vërteta dhe mori çantën duke u larguar me vrap nga makina.

“Nuk e preka. Ai më dha paratë dhe unë thjesht ika me vrap”, këmbënguli 30-vjeçari. Sipas avokatit të tij mbrojtës, ai u punësua për shkëmbimin nga bandat sepse ishte në formë të mirë si futbollist dhe mund të vraponte shpejt si sulmues.

Nuk ishte vetëm dorëzimi i parave që shkoi keq për policinë. Shqiptari iku me vrap në këmbë drejt autostradës, u rrëzua dy herë dhe, sipas avokatit të tij mbrojtës, u fsheh në një fuçi. Forcat policore që kishin zënë pozicione aty pranë për shkak të pazarit të drogës nuk ishin në gjendje ta kapnin të arratisurin. Por, ai u arrestua një vit më vonë në Greqi, pasi për të ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian.

30-vjeçari i tha gjyqtares Anna-Sophia Geisselhofer se i humbi paratë teksa po arratisej nga autoritetet. Ai gjithashtu kërkoi falje për aktin dhe tha se ishte një gabim i madh. Shqiptari kishte udhëtuar me bashkatdhetarin e tij 26-vjeçar për marrëveshjen në Eugendorf. Bashkëpunëtori më pas iku me makinë, por u kap shpejt. Më 13 janar 2017, ai u dënua me 12 muaj burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. 26-vjeçari u lirua nga akuza për trafik droge për shkak të dyshimeve. Gjykatësi në atë kohë identifikoi deklarata kontradiktore dhe madje të rreme nga efektivë të policisë. 30-vjeçari shqiptar nuk u akuzua as për trafik droge.

The post Shqiptari i grabiti mbi 100 mijë euro agjentit të infiltruar, dënohet me burg në Austri appeared first on GIJOTINA.