Zgjedhjet elektorale/ Rama: E nxorëm nga rrënojat Kuçovën! Nëse hyjmë në BE, do të kemi financime që do të rrisin ekonominë tonë

Kryesocialisti Edi Rama vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit. Kreu i PS-së po zhvillon mitingun elektoral në qytetin e Kuçovës.

Rama e nisi fjalën e tij fillimisht për kërkesat që kanë ardhur nga komuniteti i Kuçovës gjatë qeverisjes së tij. Kreu i PS-së ka thënë se Kuçova ka qenë në vëmendjen e qeverisë së tij, ku dhe në vendin ku po zhvillohet mitingu i sotëm, ka qenë dikur një vend në rrënoja dhe sot është i transformuar. Më tej, Rama ka folur për financimet që Shqipëria do të përfitojë nga BE, si për reformat dhe për sektorin e bujqësisë në veçanti.

“Nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj se e kemi fitoren në xhep. Por e kemi bërë që ta ndjejë ndryshimin që ka ndodhur në çdo vend të Shqipërisë. Ka qenë një kërkesë e juaja që ky vend ku jemi mbledhur, që të bëjmë këtë transformim kur më parë këtu kanë qenë rrënoja. Do të vazhdojmë ta mbështesim Kuçovën dhe gjithë qarkun e Beratit.

Si e gjithë Shqipëria, edhe ky komunitet ka nevojë për diçka edhe më të madhe. Ajo që është më e madhe është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Dua t’ju jap vetëm dy shifra në aspektin financiar, edhe pse nuk është më i rëndësishmi.

BE na ka mbështetur, ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliard euro, nga të cilat më shumë se 90 për qind janë kredi të buta. Nëse ne do të hyjmë, do të marrim 1 miliard çdo vit.

Shifra tjetër që dua t’ju jap lidhet me bujqësinë. Ne kemi ecur shumë në këtë sektor, edhe në këtë progres BE ka pasur kontributin e vet. Kemi marrë më shumë se 200 milionë euro mbështetje. Shqipëria, po anëtarësua në BE, do të marrë 300 milionë euro në vetvete; e gjitha do të jetë mbështetje dhe jo kredi.”-ka thënë Rama.

The post Zgjedhjet elektorale/ Rama: E nxorëm nga rrënojat Kuçovën! Nëse hyjmë në BE, do të kemi financime që do të rrisin ekonominë tonë appeared first on www.lexo.al.