Vijon ngërçi në Kosovë/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Nga 110 deputetë prezentë, vetëm 55 deputetë votuan, 54 për dhe 1 kundër. PDK, LDK dhe AAK e kanë kundërshtuar duke thënë se nëse procedohet tutje do ta dërgojnë në kushtetuese.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo që po tenton të bëjë VV-ja është e paprecedentë.

“Prej kur e kemi shpallur pavarësinë, kjo është e paprecedentë. Ndoshta prej fillimi të kishit vendos me votim të fshehtë kish pas kuptim. Mos e thelloni krizën, propozone një emër tjetër. Mos e ktheni Kuvendin në cirk. Nuk mund ta impononi në mënyrë arbitrare kryesuesin. Nuk keni të drejtë. As sekretariati nuk duhet me iu ngu kërkesa të paligjshme. Kur nuk i keni votat në mënyrë transparente, si mund t’i keni në mënyrë të fshehtë? A e keni naj pazar që ne nuk e dimë? Po krijoni precedentë anti-kushtetues. Është fyerje për qytetarët”, ka thënë ai.

“Është arbitrare, është shkelje kushtetuese, është shkelje e rregullores. Nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkelje të tua”, ka thënë Bajrami. Edhe Time Kadrijaj nga AAK-së, e ka kundërshtuar procedurën

The post Vijon ngërçi në Kosovë/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit appeared first on GIJOTINA.