Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në katin e parë të një banese

Një shpërthim me lëndë plasëse u ndje gjatë natës në një lagje periferike të Elbasanit. Mësohet se në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banese ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli. Gjatë kësaj kohe në banesë nuk ka pasur njeri dhe si rrjedhojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

Policia po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe janë mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

The post Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në katin e parë të një banese appeared first on Lapsi.al.