Gwyneth Paltrow flet për gjyqin: “Ngjarje traumatike”

Gwyneth Paltrow ka reflektuar mbi gjyqin e saj për aksidentin me ski në vitin 2023.

Aktorja, 52 vjeç, u shpall e pafajshme në mars 2023 pasi Terry Sanderson e paditi duke pretenduar se sjellja e saj e pakujdesshme gjatë skijimit shkaktoi përplasjen në pistat e Deer Valley, Utah, në vitin 2016.

“E gjithë kjo ishte qesharake,” tha ajo në podcast-in “The World’s First Podcast”. “Ideja që dikush të të godasë nga pas dhe pastaj të të padisë? Mendova: ‘Ky është thelbi i problemit me sistemin tonë ligjor’. Prandaj ndjeva se duhej ta luftoja këtë.”

Sanderson, një mjek në pension, e paditi për herë të parë në vitin 2019, duke pretenduar se përplasja i shkaktoi dëmtime të përhershme. Ai kërkonte fillimisht 3.1 milionë dollarë dëmshpërblim, por më vonë e uli shumën në 300,000 dollarë.

Paltrow mohoi kategorikisht akuzat dhe e  Sanderson për 1 dollarë dhe shpenzimet ligjore. Ajo këmbënguli se ishte Sanderson ai që e kishte përplasur.

Pas tetë ditësh gjyq dhe vetëm 2 orë e 32 minuta diskutime, juria vendosi se aktorja nuk ishte përgjegjëse. Pas shpalljes së vendimit, ajo i tha Sanderson-it: “Të uroj gjithë të mirat.”

Gjatë dëshmisë, ajo përshkroi momentin e përplasjes: “Po skijoja kur dy ski hynë mes këmbëve të mia  dhe ndjeva një trup që më shtypte pas. Kishte edhe një zhurmë të çuditshme…”

Ajo sqaroi se kishte lënë të dhënat e saj përmes instruktorit të skive, i cili i kishte thënë të shkonte te fëmijët e saj që po e prisnin.

Gwyneth  deklaroi: “Nuk do të dorëzohesha për një pretendim të rremë. Do të më kishte cenuar integritetin.”

Avokati i saj shtoi: “Gwyneth ka treguar gjithmonë që i qëndron asaj që beson. Ky rast nuk ishte ndryshe.”

Në tetor 2023, ajo tha për New York Times se ndjehej sikur i kishte “mbijetuar” një përvoje traumatike: “E gjithë kjo ishte shumë e çuditshme… Më duhet kohë për ta kuptuar plotësisht çfarë ndodhi.”

 

The post Gwyneth Paltrow flet për gjyqin: “Ngjarje traumatike” appeared first on Lapsi.al.