“As kur ka rënë tërmet, nuk është tronditur shtëpia si mbrëmë”/ Banorët flasin për shpërthimin në Elbasan

Shpërthimi në një pallat në lagjen “Partizani” në Elbasan ka tronditur banorët, që tregojnë se shpërthimi ishte i fortë.

“23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, shprehet një dëshmitare.

Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

Burime zyrtare bëjnë me dije se tritoli i vendosur në lagjen “Partizani” në Elbasan është ideuar nga vete pronari i banesës, Arbër Pepa.

Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.

Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.

 

The post “As kur ka rënë tërmet, nuk është tronditur shtëpia si mbrëmë”/ Banorët flasin për shpërthimin në Elbasan appeared first on GIJOTINA.