Çudirat në këtë fushatë elektorale nuk janë vetëm fjalimet absurde e një pjesë të kandidatëve për deputet, por edhe veprimet e tyre.
Dhe akti më absurd i fundit na vjen nga qyteti i Elbasanit, më konkretisht nga nënkryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Aulona Bylykbashi, e cila ka marrë besimin e Edi Ramës për të garuar për deputete në zgjedhjet e 11 majit.
E duket se këtë garë, Aulona Bylykbashi e ka marrë aq sa seriozisht sa “heq qafe” çfarëdo që i prish imazhin elektoral, e aq më tepër kur bëhet fjalë për pemë.
Siç duket në krahasimin mes dy fotove të mëposhtme, nga i njëjti vend, kandidatja për deputet e Edi Ramës ka vendosur të presë pemën për shkakun “madhor” se i mbulonte postin gjigand të fushatës elektorale të vendosur në qendër të qytetit.
Nënkryetarja e Bashkisë ka urdhëruar që pema të krastitet deri në atë masë sa të mos cënojë asnjë cep të posterit të saj.
The post Ndodh edhe kjo! Kandidatja socialiste pret pemën, sepse i mbulonte posterin e fushatës appeared first on GIJOTINA.