Lufta në Gaza, Izraeli dhe Hamasi një hap larg paqes

Izraeli dhe Hamasi janë në prag të një armëpushimi mes tyre. Burime pranë grupin negociator në Kajro bërën me dije për Agjencinë e Lajmeve Reuters, se në këto bisedime është bërë një përparim i rëndësishëm. Burimet egjiptiane për Reuters thanë se kishte një konsensus për një armëpushim afatgjatë në enklavën e rrethuar, por ende mbeten disa pika pengese, duke përfshirë armët e Hamasit.

Hamasi ka thënë vazhdimisht se nuk ishte i gatshëm të dorëzonte armët, një kërkesë kryesore e Izraelit.

Më herët, televizioni Al Qahera News, i lidhur me shtetin egjiptian, raportoi se shefi i inteligjencës egjiptiane, gjenerali Hassan Mahmoud Rashad do të takonte një delegacion izraelit të kryesuar nga ministri i çështjeve strategjike Ron Dermer të hënën në Kajro. Burimet thanë se bisedimet në vazhdim përfshinin delegacione egjiptiane dhe izraelite. Ndërmjetësuesit Egjipti dhe Katari nuk raportuan zhvillimet mbi bisedimet e fundit.

Sakaq, palestinezët në Gaza i bënë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të ndalojë luftën në enklavë dhe të lejojë ndihmën humanitare.

Izraeli u përball me akuza për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke refuzuar të lejonte ndihmën në Rripin e Gazës në GJND, në fillim të seancave dëgjimore në Hagë të hënën. Përfaqësuesit e OKB-së dhe palestinezëve hapën seancat dëgjimore në të cilat dhjetëra vende po marrin pjesë gjatë një jave.

Që nga 2 marsi, Izraeli ndërpreu plotësisht të gjitha furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës dhe ushqimet e grumbulluara gjatë një armëpushimi në fillim të vitit pothuajse kanë mbaruar.

The post Lufta në Gaza, Izraeli dhe Hamasi një hap larg paqes appeared first on GIJOTINA.