Berisha takon zv.Presidentin e PPE: Riafrimohen lidhjet e forta të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Valencia ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.

Njoftimin për këtë takim ai e ka publikura në faqene tij në facebook.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane”, shkruan lideri i opozitës shqiptare.

The post Berisha takon zv.Presidentin e PPE: Riafrimohen lidhjet e forta të PD-së appeared first on Lapsi.al.