Berisha takon zëvendëspresidentin e PPE: Diskutuam rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Valencia ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.

“Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri”, shkruan lideri i opozitës.

Postimi i plotë:

Përmbledhje e Takimit Bilateral me Zëvendëspresidentin e PPE Muresan në Kongresin e PPE në Valencia

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Valencia, zhvilluam një takim bilateral me Zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.

The post Berisha takon zëvendëspresidentin e PPE: Diskutuam rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri… appeared first on GIJOTINA.