Tabaku në fshatrat e Tiranës: I ka bekuar Zoti, por politikat e Ramës i ka lënë pas dore

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave të Tiranës, ku shkruan në rrjetet sociale se këto rajone janë të bekuara nga zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore.

Më tej Tabaku, e cila gjendet në listën e hapur të kandidatëve të koalicionit PD-ASHM në qarkun e Tiranës, shkruan se programi i Partisë Demokratike është zgjidhja më e mirë.

“Fshati meriton zhvillim, jo braktisje”, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore.

Takova banorët e fshatrave të mrekullueshme dhe diskutuam për zgjidhjet që sjell programi ynë:

 Fond real për kompensimin e pronave;

 Mbështetje për fermerët si investitorët tanë strategjikë ;

 Subvencione për çdo njësi prodhimi dhe për çdo kokë bagëti ; ulje e kostove të prodhimit.

Fshati meriton zhvillim, jo braktisje!

Voto për të ardhmen! 

Voto 1!

Voto Jorida Tabaku!

The post Tabaku në fshatrat e Tiranës: I ka bekuar Zoti, por politikat e Ramës i ka lënë pas dore appeared first on GIJOTINA.