Rekord i ri në moshën 17-vjeçare, kush është sulmuesi shqiptar që realizoi supergol në Danimarkë

Olti Hyseni ka shënuar dje golin e parë me Sonderjyske në elitën e futbollit danez. Sulmuesi 17-vjeçar realizoi një gol mjaft të bukur, ndërsa skuadra e tij barazoi 2 me 2 përballë Viborg.

Hyseni u bë lojtari më i ri, që realizon një gol për Sonderjyske në elitën e Danimarkës. Talenti shqiptar është një zbulim i Soderjyske, që po lufton për mbijetesën. Bashkë me golin, ka asistuar dhe dy të tjerë në gjashtë ndeshjet e fundit.

GOLI I HYSENIT – VIDEO

17-vjeçari numëron paraqitje në miqësore me Danimarkën U-18. Nga tetori ka luajtur në gjashtë ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Yngste SJF-målscorer i @Superligaen’s historie: 17-årige Olti Hyseni pic.twitter.com/tP1t3P1EEK

— Sønderjyske Fodbold (@SJFodbold) April 27, 2025

The post Rekord i ri në moshën 17-vjeçare, kush është sulmuesi shqiptar që realizoi supergol në Danimarkë appeared first on GIJOTINA.