Hetim për shpërdorim detyre, ministri Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është marrë në pyetje ditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se Mazniku është marrë në pyetje në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria, për shpërdorim detyre.

Arbjan Mazniku ka dëshmuar në kuadër të një hetimi të hapur për veprën penale “shpërdorim detyre”, lidhur me periudhën kur kryebashkiaku Erion Veliaj i kishte deleguar kompetencat. Bëhet fjalë për një kallëzim të ish-deputetit të PD-së, Belind Këlliçit.

Ende nuk dihen detajet e dosjes dhe pse po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, për shkak se Arbjan Mazniku, si zyrtar i lartë është kompetencë e SPAK-ut.

Kujtojmë se Arbjan Mazniku aktualisht është drejtues politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit dhe kryesuesi i listës së kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 11 Majit për këtë qark.

Ndërkohë ende nuk ka detaje shtesë mbi këtë hetim, teksa pritet që në ditët në vijim të bëhen publike më shumë të dhëna.

The post Hetim për shpërdorim detyre, ministri Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës appeared first on GIJOTINA.