Tentoi të sulmonte gjyqtarin gjatë finales Barcelona-Real, vjen reagimi i parë nga Rudiger

Antonio Rudiger humbi kontrollin, para vërshëllimës së fundit të Barcelona-Real.

Këta të fundit humbën Kupën e Mbretit dhe kontestimet ishin ndaj gjyqtarit De Burgos.

Mbrojtësi Rudiger tentoi të sulmonte gjyqtarin, por u mbajt nga shokët e skuadrës dhe stafi i Realit. Për këtë ka ardhur reagimi i parë nga mbrojtësi i madrilenëve.

“Nuk ka justifikim për sjelljen time në mbrëmjen e kaluar. Më vjen shumë keq për këtë. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë nga pjesa e dytë.

Pas 111 minutave, nuk mund ta ndihmoja më skuadrën dhe para vërshëllimës së fundit bërë një gabim. Gjyqtarit i kërkoj ndjesë dhe të gjithëve që janë zhgënjyer nga unë në mbrëmjen e kaluar”, shkruan Rudiger.

 

The post Tentoi të sulmonte gjyqtarin gjatë finales Barcelona-Real, vjen reagimi i parë nga Rudiger appeared first on GIJOTINA.