Seferi: Forca e qytetarëve për ndryshim ndihet në çdo lagje të Tiranës

Seferi: “Forca e qytetarëve për ndryshim ndihet në çdo lagje të Tiranës”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm nga terreni, ku ka theksuar entuziazmin dhe mbështetjen e qytetarëve për ndryshim.

“Në çdo lagje, në çdo takim, ndjej forcën e qytetarëve për ndryshim,” u shpreh Seferi në një deklaratë të fundit. Ai theksoi se vota për Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e 11 Majit është një votë për një Tiranë më të mirë dhe një Shqipëri që refuzon arrogancën e pushtetit.

Seferi i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin dhe të mbështesin Koalicionin Euroatlantik , si një alternativë që sipas tij garanton zhvillim, transparencë dhe vlera perëndimore për vendin.

The post Seferi: Forca e qytetarëve për ndryshim ndihet në çdo lagje të Tiranës appeared first on www.lexo.al.