Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare. Pas orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pas orëve të pasdites vonë ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryrë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
12/25
Diell re shi
Kukës
8/22
Diell re shi
Lezhë
13/26
Diell re shi
Dibër
7/22
Diell re shi
Durrës
11/25
Diell re shi
Tiranë
14/25
Diell re shi
Elbasan
8/26
Diell re shi
Berat
11/26
Diell re shi
Vlorë
12/22
Diell re shi
Korçë
7/18
Diell re shi
Gjirokastër
10/25
Diell re shi
Sarandë
11/24
Diell re shi
The post Parashikimi i motit, 27 Prill 2025 appeared first on GIJOTINA.