Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavaje ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.
Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë administrator i firmës dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat, dhe e shtetasit M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
The post Punëtori humbi jetën dje duke çmontuar skelën, arrestohet drejtuesja teknike appeared first on Lapsi.al.